NISHIQ: LIGJI PËR PUNËTORËT SEZONALË TË PËRHERSHËM DERI NË FUND TË VITIT

Mali i Zi ka vite që po përballet me mungesën e punëtorëve sezonalë dhe ministrja e Punës Naida Nishiq thotë se ky problem do të zgjidhet me miratimin e Ligjit për punëtorët sezonalë të përhershëm.

Ajo theksoi që deri në fund të vitit të miratohet Ligji dhe të mund të zbatohet nga sezoni i ardhshëm.

“Punonjës i përhershëm sezonal është ai që gjashtë muaj do të punojë sezonalisht, por një vit të tërë do të jetë i siguruar, pra gjashtë muajt e tjerë merr një pjesë të kompensimit dhe do ti paguhen taksat dhe kontributet. Por realisht do ta lija formën e ligjit për sqarim kur të miratohet, për arsye se duhet të ketë edhe dialog social dhe konsultime me Odën Ekonomike”, tha Nishiq.  

SHARE