DEPUTETËT VOTUAN SËRISH PËR LIGJET PËR PUNË TË BRENDSHME DHE ENERGJINË

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi votuan sërish sot për ndryshimin e Ligjit për Punë të Brendshme dhe Energji, të cilat presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i ktheu për vendim të ri.

Me 47 vota pro, deputetët miratuan Ligjin për ndryshimet në Ligjin për Energjinë.

Opozita nuk votoi.

Po ashtu është votuar Ligji për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Punë të Brendshme. Gjithsejit vituan 55 deputetë, 48 pro, 7 kundër, nuk pati asnjë abstenim.

SHARE