MBYLLEN RRUGË E METRO, NDALEN TRENAT / KAOS NË MADRID PAS SHIRAVE TË RRËMBYESHËM

Disa linja metroje në Madrid dhe linjat e trenave të shpejtësisë së lartë që lidhin kryeqytetin me qytetet jugore, u mbyllën të hënën në mëngjes ndërkohë që dy persona konsiderohen të zhdukur pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën Spanjën qendrore.

Shërbimet e emergjencave u angazhuan në më shumë se 1200 incidente në rajon gjatë natës dhe zjarrfikësit dhe policia po kërkojnë dy personat e zhdukur në zonën rorale të Aldea del Fresnos, në jugperëndim të Madridit, tha Havier Chivite, zëdhënësi i shërbimit të emergjencave në rajon.

“Dy persona konsiderohen të zhdukur, një baba me djalin e tij, që ishin në një automjet i cili u mor ujërat e lumit alberke” – tha zëdhënësi.

“Ne shpresojmë se rezultati i kërkimeve do të jetë pozitiv”, shtoi ai.

Disa rrugë në rajonin e madridit u mbyllën ndërsa shumë ura u shembën dhe u morën me vete nga rrjedhat e lumenjve të tejfryrë.

Shirat e papritur, të rrëmbyeshëm, goditën vendin dhe shndërruan rrugët në lumenj në Madrid, Kastijë, Katalonjë dhe Valencia.

Breshër po ashtu ra në shumë zona. S

hirat e rrëmbyeshëm vazhduan edhe mëngjesin e të hënës në pjesën më të madhe të vendit, pavarësisht se autoritetet kanë ulur nivelin e alarmit.

SHARE