ABAZOVIQ: PAS ARRESTIMIT TË MËNGJESIT TË SOTËM DO TË PASOJË FINALJA E MADHE

Kryeministri Dritan Abazoviq tha se është njoftuar për arrestimin e sotëm në mëngjes të gjashtë personave për veprën penale trafikim me qenie njerëzore, duke shprehur respekt të madh për punën e prokurorisë, veçanërisht ekipit special të policisë të udhëhequr nga Shukoviq.

“Ky është një veprim jashtëzakonisht i rëndësishëm, ka të bëjë me trafikimin e qenieve njerëzore. Ju e dini që një pjesë e madhe e marrëdhënieve tona me partnerët ndërkombëtarë ka të bëjë me atë segment, konkretisht me luftën kundër krimeve të tilla. Bëhet fjalë për një grup të veprave kriminale, do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund, kjo është pjesë e Prokurorisë Speciale të Shtetit, por sigurisht lëvdata e madhe nga ana ime”, tha Abazoviq.

Ai vlerësoi se ndoshta ka pasur pak pauzë për shkak të pushimit të gushtit, por dora e drejtësisë vazhdon të funksionojë, duke theksuar se ky veprim mund të mos tingëllojë si i madh në emër.

“Pres të hyjmë në finalen e madhe”, tha kryeministri.

SHARE