TË RINJTË PO LARGOHEN PËR SHKAK TË KUSHTEVE TË KËQIJA TË PUNËS, PAGAVE TË ULËTA DHE POLITIZIMIT

Arsyet e nxjerra nga të rinjtë në anketat e emigrimit jashtë kufijve të vendit tonë janë kryesisht gjendja në tregun e punës, e shprehur me papunësinë dhe të ardhurat e ulëta në vendin tonë, dhe nga ana tjetër, pagat më të larta dhe kushte më të mira jetese dhe cilësi arsimi në vende të përzgjedhura.

“Ndërsa në kohët e fundit, të rinjtë përmendin politizimin intensiv të shoqërisë si arsye për emigrim,” tha demografja Mileva Brajushkoviq-Popoviq për Portalin e RTMZ.

Në pesë vitet e fundit, popullsia e përgjithshme e Malit të Zi ka pasur rënie të vazhdueshme për shkak të nivelit të ulët të natalitetit dhe largimit të të rinjve nga vendi.

Këto janë të dhënat e paraqitura së fundmi nga Shoqata e Statisticienëve dhe Demografëve dhe Qendra për Tranzicion Demokratik në analizën “Pse Mali i Zi nuk kujdeset për popullsinë e vet?”.

“Vlerësohet se me këtë ritëm mosha mesatare në vitin 2100 në Mal të Zi do të jetë 48.7 vjeç”, tha demografja.

Ajo shpreson se autoritetet do të ndërmarrin hapa konkretë për të zgjidhur këtë çështje shumë të rëndësishme për të ardhmen e të gjithëve ne.

SHARE