Mali i Zi është krenar për bashkëpunimin dhe lidhjet me diasporën në mbarë botën, tha ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Fatmir Gjeka në ceremoninë “Ditët e Diasporës”, e cila tradicionalisht mbahet çdo vit në Ulqin.
Ai falënderoi të gjithë mërgimtarët që nuk e harrojnë vendin e tyre dhe që përpiqen të ndihmojnë atë në përparimin e tij.
Ministri përsëriti se Mali i Zi vlerëson të gjitha projektet investive në të cilat nuk ka munguar mbështetja e tyre.
Ministri Gjeka vlerësoi organizimin e këtij manifestimi, i cili është më masiv deri më tani, i cili mblodhi gati dy mijë njerëz, si nga diaspora, ashtu edhe nga të gjitha trevat e Ulqinit.
Në ceremoni morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Filip Axhiq, kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari, deputetët Genci Nimanbegu dhe Shaip Kamberi si dhe të ftuar të tjerë.