RRETH 350 MIJË QYTETARË KANË TË DREJTË VOTE NË ZGJEDHJET E 23 TETORIT

Në zgjedhjet lokale në Podgoricë dhe 12 komuna të tjera, të cilat do të mbahen më 23 tetor, të drejtë vote kanë rreth 350.000 qytetarë, njoftoi MPB. Numri më i madh i votuesve është në kryeqytet, 155,913, në Bijelo Pole dhe Tivar, rreth 40,000 secili, në Plevle, 24,713 dhe në Rozhajë, 22,873. Në Budva ka 18.710 votues, në Danillovgrad 13.195, në Tivat afër 12.000, në Plavë 9.358, në Kollashin 6.112. Në Zhablak të drejtë vote kanë rreth 3.000 qytetarë, në Plluzhinë 2,375, në Shavnik 1,639. Në Gollubovc, komunë në kuadër të Kryeqytetit, janë regjistruar 12.566 votues. Votuesi mund të kontrollojë listën e votuesëve personalisht, në sportelet e njësive rajonale dhe çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 14:00, me letërnjoftim ose dokument udhëtimi të vlefshëm. Në Podgoricë, kjo e drejtë mund të ushtrohet nga ora 08:00 deri në orën 17:00. Votuesi mund të inspektojë listën zgjedhore drejtpërdrejt dhe përmes portalit të internetit www.biraci.me.

SHARE