SPAJIQ: MARRËDHËNIE TË SHKËLQYERA MES MALIT TË ZI DHE SELISË SË SHENJTË

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq u takua në Vatikan me Papa Leonin XIV, me kardinalin Pietro Parolin, si dhe sekretarin e shtetit, Richard Gallagher.

Të dyja palët shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe.

Në bisedë u përmend edhe bashkëpunimi i qeverisë së Malit të Zi me komunitetet fetare, si dhe temat e marrëdhënieve rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe situata në Ukrainë.

Në fjalën e tij pas takimit, Spajiq theksoi: “Gjatë një bisede të ngrohtë me kreun e Kishës Katolike, Papa Leoni XIV, që zgjati shumë më gjatë se sa ishte parashikuar, u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Malit të Zi dhe Selisë së Shenjtë, të cilat kanë rrënjë të thella historike dhe traditë respekti reciprok që nga shekulli i 19-të, kur Princi Nikolla nënshkroi Konkordin e parë. Për ne është një nder i madh që presim që të gjitha kushtet për hapjen e Nuncaturës në vendin tonë të plotësohen deri në fund të korrikut!” 

SHARE