SPAJIQ KA URUAR 4 KORRIKUN – DITËN E PAVARËSISË SË SHBA-së

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka uruar 4 korrikun – Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

“Fatet dhe jetët e emigrantëve të shumtë janë thurur në marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe SHBA-së, pasardhësit e të cilëve, qytetarët e sotëm amerikanë, e mbajnë brenda tyre Malin e Zi, duke i lidhur pazgjidhshmërisht popujt dhe kulturat tona, historinë dhe vlerat tona të përbashkëta. Prandaj atyre, diasporës sonë që festojnë 4 korrikun, por nuk e harrojnë 21 majin – i përgëzoj veçanërisht”, ka shkruar Spajiq në një postim në rrjetin X.

Festimi i datave, sipas tij, është i rëndësishëm, por të jetosh vlerat që simbolizojnë këto data është “qëllimi për të cilin ne përpiqemi”.

SHARE