QEVERIA PRANOI DORËHEQJEN E RADOVIQIT, BRGJANIN SËRISH NË KRYE TË POLICISË

Pasi që u.d. të drejtorit të Drejtorisë së Policisë, Aleksandar Radoviq ka bërë të ditur se po jep dorëheqje nga pozita e drejtorit policor për shkak të aktvendimit të Gjykatës Administrative që konstatoi se shkarkimi i Zoran Brgjanin nga ajo pozitë ishte i kundërligjshëm, Qeveria në seancën e sotme e pranoi dorëheqjen e tij.

Gjithashtu është vendosur që Zoran Brgjanin të vazhdojë mandatin si drejtor i Drejtorisë së Policisë.

Të rikujtojmë se Radoviq ka thënë se ka dhënë dorëheqje për të lehtësuar punën e Drejtorisë së Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Vendimi i gjykatës është i detyrueshëm dhe unë jam për respektimin e vendimeve të gjykatës. Që të më shkarkojë qeveria duhet të ketë propozim nga ministri i Brendshëm. Një propozim i tillë nuk është paraqitur. Unë duke mos dashur që të komplikoj funksionimin e atyre organeve, që tashmë është e vështirë, dorëzova dorëheqjen time kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme”, tha Radoviq.

SHARE