TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE DY DERI NË KATËR CENT MË LIRË

Nga nesër të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen nga dy deri në katër cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Eurosuper 98 do të jetë tre cent më i lirë dhe një litër do të kushtojë 1.74 euro, ndërsa Eurosuper 95 nga nesër do të kushtojë 1.70 euro. Eurodieseli do të lirohet me katër cent dhe do të kushtojë 1.74 euro, ndërsa nafta për ngrohje do të jetë me dy cent më lirë, 1.97 euro.

SHARE