NATA MË E NXEHTË NË PODGORICË NË 73 VITET E FUNDIT

Meteorologu Branko Micev ka bërë të ditur se sot në mëngjes temperatura më e ulët e ajrit në Podgoricë ka qenë 27.6 gradë dhe është mëngjesi më i nxehtë i regjistruar për 4 korrikun në 73 vitet e fundit. “Mbrëmë temperatura nuk ka zbritur nën 27.6 gradë, pra gati 28 gradë, e përndryshe sipas kritereve dhe standardeve ndërkombëtare, nëse temperatura gjatë natës nuk zbret nën 20 gradë, ajo natë shpallet tropikale”, tha Micev. “Sot në këtë sezon do të jetë dita e 40-të tropikale në zonën e kryeqytetit. Vitin e kaluar ka pasur gjithsej 91 ditë tropikale në sezon, ndaj po punojmë shumë për të thyer rekordin e vitit të kaluar”, tha Micev. Siç tha ai, nga e enjtja pritet ftohje, ndërsa nga e premtja mund të presim rënie të temperaturës së ajrit, me erë të fortë veriore.

SHARE