Drejtori gjeneral në Drejtorinë për përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe komuniteteve tjera nacionale të pakicave në Qeverinë e MZ, Leon Gjokaj, deklaroi në Kuvendin e MZ, se përparimet në të gjitha fushat janë të dukshme kur bëhet fjalë për integrimin e pakicave dhe komuniteteve të tjera kombëtare në shoqëri.
Në Raportin mbi zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave për vitin 2017 thuhet se të drejtat e pakicave në Malin e Z, janë respektuar dhe se përfaqësuesit e tyre ndjehen dhe trajtohen ashtu si do të duhej të trajtohen në çdo vend demokratik, theksuan përfaqësuesit e ministrive përkatëse në Kuvendin e MZ.
Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave në Qeverinë e MZ, Mehmed Zenka, theksoi se ky departament do të dalë me të dhënat mbi përfaqësimin e pakicave.
“Ne do të dalim me të dhënat dhe kjo është ajo që po bëjmë. Nuk jam i kënaqur si njeri, e as si ministër nuk do të kënaqem nëse në këtë shtet të gjithë në një masë më të madhe se 50 përqind të jenë të kënaqur me statusin e tyre si anëtar i një populli të caktuar “, deklaroi Zenka.
Këto përparime i kanë vërejtur edhe Organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e pushtetit, por jo edhe përfaqësuesit e opozitës, të cilët mendojnë së nga pakicat më së shumtit janë të rrezikuar sërbët, të cilët siç kumtojnë ata janë një e treta e popullsisë së Malit të Zi.
Gjatë diskutimeve të zëshme, janë potencuar punësimet e anëtarëve të popujve të pakicave, si dhe punësimet partiake të pjesëtarëve të popullit të pakicave.
“Nëse ky është shteti ynë dhe nëse ne nuk kemi një shtet rezervë, atëherë ne kemi të drejtën përmes formës së partive nacionale të participojmë në sjelljen e të gjitha vendimeve që janë të rëndësishme për zhvillimin e gjithë shoqërisë malazeze”, deklaroi deputeti i PDS-së, Suad Numanoviq.
Ndërsa deputeti i Frontit Demokratik, Millutin Gjukanoviq,lidhur me këtë tha: “Çdo komb duhet të respektohet, por që nuk duhet të rrezikohet populli serb, i cili është shumicë në popullin ortodoks”.
Ndërsa deputeti i pavarur, Goran Danilloviq, pyeti se ku janë serbët në qeveri. “Çfarë lloji i Malit të Zi, civil është i proklamuar me Kushtetutë”, pyeti ai.