TË DHËNA ALARMANTE: MALI I ZI HUMBET NGA 22 PERSONA NË DITË PËR SHKAK TË EMIGRACIONIT

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Mali i Zi po përballet me një krizë demografike serioze.

Midis viteve 2011 dhe 2023, rreth 94,000 qytetarë janë larguar nga vendi, mesatarisht 22 persona në ditë. Problemi është veçanërisht i theksuar në veri, ku popullsia ka rënë ndjeshëm, ndërsa në bregdet ka një rritje të vogël të banorëve.

Nataliteti është në rënie; vitin e kaluar u lindën vetëm 6,964 fëmijë, numri më i ulët që nga mbledhja e statistikave.

Shumë komuna përballen me rënie natyrale të popullsisë dhe migracion të brendshëm negativ.

Sfidat kryesore përfshijnë mungesën e bashkëpunimit efektiv midis pushtetit qendror dhe lokal, mungesën e aksesit në drejtësi dhe shërbime të barabarta, veçanërisht në veri, dhe diskriminimin socio-ekonomik të të rinjve.

Ministri Damir Gutiq premtoi rritje të ndihmave sociale dhe masa për nxitjen e lindshmërisë dhe parandalimin e migracionit.

U theksua nevoja për një strategji të qartë kombëtare për demografinë dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve shoqërorë.

Ekspertët treguan se problemet nuk zgjidhen vetëm me stimuj ekonomikë, por kërkohet edhe siguri ligjore, mundësi të barabarta dhe zhvillim i infrastrukturës.

Projekcionet tregojnë se deri në vitin 2100 popullsia e Malit të Zi mund të bjerë në rreth 330,000 banorë.

Në përgjithësi, demografia është sfidë kombëtare që kërkon masa urgjente dhe bashkëpunim të gjerë.

SHARE