Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Deputetët në seancën e djeshme të Kuvendit të Malit të Zi votuan sërish për Marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme.
Për këtë pikë të rendit të ditës votuan gjithsej 52 deputetë: 41 pro, 7 kundër dhe 4 të përmbajtur, kështu që Marrëveshja u miratua.
Para votimit, deputetja e pavarur Jevrosima Pejoviq falënderoi të gjitha OJQ-të dhe individët që treguan për dëmet e kësaj marrëveshjeje.
Ndërsa për ata që, siç tha ajo, “shesin pronën shtetërore”, ajo tha se do t’i ndjekë si gjatë mandatit të saj, ashtu edhe pas tij.
Deputeti i LQ URA, Filip Axhiq, shtoi se edhe pas gjithë informacionit që ka ardhur nga ekspertë vendorë dhe partnerë evropianë në lidhje me Marrëveshjen, fakti që ajo do të miratohet sot, tregon më së miri sa pak i intereson shumicës parlamentare interesi shtetëror.
Deputeti Ilir Çapuni tha se nuk do të thirret në ligje dhe pauza, por bëri thirrje për reflektim dhe theksoi se kjo mbrëmje është një mundësi për të votuar kundër Marrëveshjes. Edhe ai falënderoi OJQ-të për kontributin në evidentimin e mangësive të kësaj marrëveshjeje shtetërore.