SHBA KËRKON MBËSHTETJEN E OKB-së PËR MARRËVESHJEN E PROPOZUAR PËR ARMËPUSHIMIN NË GAZË

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se dëshirojnë që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të miratojë një rezolutë që mbështet propozimin e paraqitur nga presidenti Joe Biden për t’i dhënë fund luftimeve mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit në Rripin e Gazës.

Shtetet e Bashkuara shpërndanë për vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit një tekst paraprak, me të cilin u njoh agjencia e lajmeve Reuters. Për miratimin e rezolutës duhen të paktën nëntë vota pro dhe asnjë veto nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Kina apo Rusia.

Propozimi amerikan i bën thirrje Hamasit të pranojë marrëveshjen “plotësisht dhe të zbatojë parashikimet e saj pa vonesa dhe pa kushtëzime” të mëtejshme. Teksti gjithashtu “thekson rëndësinë e përmbajtjes ndaj këtyre kushteve të palëve pasi të jetë rënë dakord për marrëveshjen, me objektivin e arritjes së një pushimi të përhershëm të luftimeve”.

SHARE