EUROPA RREZIK I RI, BE NUK NDALON DOT DEZINFORMATAT RUSE

Me afrimin e zgjedhjeve për Parlamentin Europian, po shtohen dhe dezinformatat e përhapura nga Rusia: Zyrtarë në BE thonë se veprimet e Moskës dhe të aktorëve pro Kremlinit janë pjesë e një fushate më të gjerë ndërhyrjesh, e krijuar me qëllimin e qartë të diskretitojë qeveritë europiane dhe të destabilizojë bllokun. Ekspertët shpjegojnë se kjo po realizohet duke nisur nga përforcimi i teorive tashmë ekzistuese të konspiracionit e deri te publikimi i videove të falsifikuara dhe gënjeshtrave në faqe të rreme – të krijuara për t’u dukur identike me faqet e vërteta. Sipas Reuters, dezinformatat më të fundit kishin të bënin me pretendimet qytetarët polakë po largoheshin nga vendi për shkak të një gjendjeje thuajse diktatoriale në vend, dhe streha e tyre e re do te ishte gjoja Bjellorusia. Lajmi u identifikua si i pavërtetë nga ekipi i Bashkimit Europian, Stratcom që ka në focus identifikimin dhe shkatërrimin e dezinformatave të Kremlinit. Belgjika, në anën tjetër, pretendon se zyrtarë rusë kanë paguar ligjvënës të Parlamentit Europian për të promovuar propagandë ruse në Evropë. Rusia i mohon të tilla lajme. Moska insiston nga ana e vet se Perëndimi është i përfshirë në një luftë informacioni në shkallë të plotë, që përfshin pretendime të rreme, të krijuara për ta shkatërruar reputacionin e saj dhe për ta paraqitur atë si armike. Faqet e rreme të ëeb-it, apo ‘deepfakes’, janë media sintetike, në të cilat një person në një fotografi ose video ekzistuese, zëvendësohet me dikë tjetër duke përdorur teknika të inteligjencës artificiale. ‘Deepfakes’ mund të duken shumë reale dhe kjo ka çuar në përhapjen e dezinformatave dhe të propagandës.

SHARE