GJELOSHAJ DHE IVANAJ: INVESTIME ME VLERË 647.864,00 € PËR ZHVILLMIN E MALËSISË

Kryetari dhe nënkryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe Ivan Ivanaj, paralajmëruan projekte me vlerë nga 647.864,00 € për zhvillmin e Malësisë.

Sipas Gjeloshaj dhe Ivanaj ashtu siç kanë premtuar, pa ndalur po vazhdojnë me projekte kapitale në çdo zonë të Komunës së Tuzit.

Ata deklaruan se i kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe kanë shpallur sot prokurimin publik për projektet e radhës:

  1. Renovimi dhe asfaltimi i rrugës Vuksanlekaj – Sukruq, me vlerë: 200.864,00 €;
  2. Renovimi dhe asfaltimi i rrugës në Dinoshë, me vlerë:180.000,00 €;
  3. Renovimi dhe asfaltimi i rrugës Vuksanlekaj – Narhelm, me vlerë:135.000,00 €;
  4. Renovimi dhe asfaltimi i rrugës së Kojës, me vlerë:132.000,00 €;

Vlera totale e projekteve të lartëpërmendura është 647.864,00 €.

SHARE