KEKOVIQ: TË ULËN ÇMIMET E DERIVATEVE, SEPSE KANOSET REVOLTË SOCIALE

Shteti është përgjegjës për standardin e qytetarëve dhe duhet të zvogëlojë çmimin e karburanteve, megjithëse do ti duhej të heqë dorë nga “pjesë e tortës”, deklaroi për RTMZ,

Srgja Kekoviq, sekretari i përgjithshëm i Unionit të Sindikatave të Lira. Ai me këtë rast theksoi se ekziston rreziku i një revolte sociale në Mal të Zi.

“Akciza politike e Qeverisë së MZ, e cila është shumë e rëndësishme për plotësimin e buxhetit, duhet të përshtatet me standardin e qytetarëve. Nëse politika e akcizës është se ne duhet të kemi një çmim të derivateve si Suedia ose shumë më tepër se sa Luksemburgu, atëherë është shqetësuese për shkak se paga mesatare në Mal të Zi, është 510 euro”, tha Kekoviq.

Ai tha se ekziston mundësia të kanoset revoltë sociale. “Që nga viti 2005, çmimi i punës është rritur vetëm në pesë euro, ndërsa çmimet e mallrave dhe  shërbimeve dhe produkteve ushqimore janë rritur”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Unionit të Sindikatave të Lira.

Kekoviq theksoi se ai pret një reagim pozitiv pas seancës së Këshillit Social dhe se çmimet e derivateve  të ulën përmes politikave të akcizës.

“Nëse jo, ne do të kërkojmë një mënyrë tjetër për të reaguar ndaj kësaj”, tha ai.

Kekoviq mendon se Qeveria e MZ, nga çdo krizë , mbrohet në kurriz të qytetarëve.

 

 

 

SHARE