Dua Lipa shfaq figurën e saj të pabesueshme e veshur e tëra në rozë gjatë daljes në Londër

Dua Lipa festoi koncertin e saj të kthimit në shtëpi të martën mbrëma, duke dal në Londër pas koncertit të saj në qytet.

26-vjeçarja mahniti me një kostum rozë të bukur mbi sytjena të përshtatshme teksa po shkonte në vendin e festës së famshme me miqtë dhe familjen e saj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi figurën e pabesueshme në pamjen e mahnitshme, disa orë pasi mahniti mijëra në stacionin e fundit të turneut të saj “Future Nostalgia”.

Dua dukej e mrekullueshme me xhaketën e saj rozë, të vendosur mbi sytjena dantelle.Lexo po ashtu:Përparim Rama dhe familja e tij fotografohen me Dua Lipën

Ajo shtoi pantallonat me bel të lartë dhe vazhdoi skemën e ngjyrave të ndezura neoni me taka të larta në platformë dhe një çantë të vogël të lezetshme.

Me grim të syve në ngjyrë të kaltër dhe penel të zi që kompletonte pamjen e saj të festës, Dua ishte gati të festonte natën e madhe me më të afërmit dhe më të dashurit .Lexo po ashtu:Dua Lipa shpjegon se pse nuk e nisi karrierën e saj në Kosovë: Ndjeja se nuk kishte asnjë mënyrë që të depërtoja

Më herët në mbrëmje, këngëtarja mahniti me një kostum rozë teksa u ngjit në skenë në ‘O2 Arena’ të Londrës në turneun e saj “Future Nostalgia”. /Telegrafi/

SHARE