QË NGA SHPËRTHIMI I EPIDEMISË, KALLËZIME PENALE KUNDËR 1.531 PERSONAVE

Që nga shpërthimi i epidemisë, policia malazeze ka ngritur kallëzime penale kundër 1.531 personave për shkelje të masave për të luftuar përhapjen e koronavirusit, tha Ndihmësi i Drejtorit të Drejtorisë së Policisë Nikolla Janjusheviq.

Ai i ka deklaruar agjencisë “Mina” se prej 1 mijë e 531 personave, kundër të cilëve janë paraqitur flet padi penale, 753 janë dënuar me burg kurse kundër të tjerëve fletë padi penale janë paraqitur në procedurë të rregullt.

Ai ka shtuar se më së tepërmi fletë padi penale janë paraqitur për shkak të masës së ndalimit të daljes nga objektet banesore gjatë kohës së paraparë dhe lidhur me këtë janë paraqitur 644 fletë padi penale.

SHARE