MARKOVIQ: DERI NË FUND TË MAJIT, PAKETA E TRETË MBËSHTETËSE

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka kumtuar se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e institucioneve afariste të Malit të Zi, gjatë të cilit kanë përgatitur paketën e tretë të masave ekonomike.

Kryeministri pret se shteti do ta publikojë këtë paket deri në fund të këtij muaji.

Ai ka përkujtuar se Qeveria, përmes disa masave, ka bërë ç’është e mundur që ta mbështes biznesin dhe të ruhet vendet e punës.

Kryeministri u ka bërë ftesë të gjithëve, si edhe akterëve politikë nga opozita, që ti ofrojnë Qeverisë propozimet e veta me qëllim që paketa e tretë të vërtetohet në mënyrë objektive dhe rreth saj të ekzistojë një nivel i lartë i koncensusit.

Markoviq u bëri apel qytetarëve që ti respektojnë rekomandimet në të cilat insiston Instituti për Shëndetin Publik dhe Trupi Koordinues Kombëtar, me qëllim që sa më parë ti kthehemi jetës normale.

Kryeministri ka theksuar se është i sigurt se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në afatin e rregullt. “Nuk ekzistojnë shkaqe për shtyrjen e zgjedhjeve dhe ato duhet të mbahen brenda afatit ligjor si dhe të vazhdojmë dialogun për kushtet e mbajtjes së tyre”, ka theksuar Markoviq.

SHARE