ÇMIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE MBETET I NJËJTË

Foto: Nezavisne novine

Në periudhën e ardhshme nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, bëjnë të ditur Elektroekonomia e Malit të Zi.

Në prag të rikonstruksionit mjedisor të Termocentralit “Plevla”, i cili do të zgjasë deri më 15 nëntor, janë siguruar sasitë e munguara të energjisë elektrike dhe janë ndarë 70 milionë euro për këtë qëllim.

Termocentrali Plevla, i cili prodhon më shumë se 40 për qind të energjisë elektrike që i nevojitet vendit tonë, do të jetë jashtë funksionit për shtatë muajt e ardhshëm për shkak të rindërtimit ekologjik.

Megjithatë, kjo nuk do të ndikojë në furnizimin e rregullt të konsumatorëve, sepse ndërkohë sasitë që mungojnë janë blerë nga importi.

Gjithashtu, në të ardhmen e afërt nuk ka plane për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për përdoruesit fundorë, thotë Millutin Gjukanoviq, kryetar i bordit të drejtorëve të Elektroekonomisë së Malit të Zi.

SHARE