KONFIRMOHEN EDHE 23 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Në Mal të Zi, janë konfirmuar edhe 23 raste të reja të koronavirusit.  Kjo ka rritur numrin e pacientëve në 197, sipas Institutit të Shëndetit Publik. Që nga dita e djeshme në orën 17:50 minuta e deri në orën 8 të mëngjesit, u analizuan 212 mostra, 23 prej të cilave ishin pozitive me koronavirusin e ri. Pacientët e sapo sëmurë janë regjistruar në Podgoricë (14), Nikshiq (3) dhe Tivar (6). Shumica prej tyre kanë pasur kontakte të rasteve të njohura më parë.

SHARE