Pas emërimit të Kryeministrit, këtë të mërkurë Presidenti Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e rinj, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.
Procedura për emërimin e ministrave të rinj do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.
Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.









