Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, përshëndeti miratimin unanim të Rezolutës për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se konsensusi politik mbi këtë qëllim strategjik është një sinjal pozitiv për qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë.
Ai nënvizon se çështja kryesore nuk është nëse Mali i Zi do të anëtarësohet në BE, por çfarë lloji shteti do të jetë: një shtet me institucione të dobëta dhe drejtësi joefikase apo një shtet i zhvilluar, ekonomikisht i qëndrueshëm, me institucionet funksionale dhe në gjendje të mbrojë interesat e qytetarëve.
Millatoviq thekson se BE-ja është një sistem vlerash dhe rregullash, dhe pa institucione të fuqishme, të pavarura dhe funksionale nuk mund të ketë integrim të vërtetë.
Ai përmendi rëndësinë e zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe reformën e ligjit zgjedhor si hapa thelbësorë për forcimin e sundimit të ligjit dhe besimit në procesin zgjedhor.
Presidenti i Malit të Zi nxit Kuvendin të veprojë me përgjegjësi dhe njësi për këto reforma, duke nënvizuar se e ardhmja e Malit të Zi në BE ndërtohet me veprime konkrete dhe jo vetëm me deklarata.










