SPAJIQ: SUFICITI NUK ËSHTË REZULTAT I MANIPULIMIT TË TË DHËNAVE, POR I PLANIFIKIMIT REAL DHE TË SAKTË TË SHPENZIMEVE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha se janari i vitit 2025 u shënua me një suficit buxhetor prej dy milionë eurosh dhe se pavarësisht rritjes së shpenzimeve për pensione dhe përfitimeve sociale, financat publike mbeten të qëndrueshme.

Siç ka shkruar ai në rrjetin “X”, të gjitha detyrimet e shtetit janë përmbushur në kohë, çka konfirmon menaxhim të përgjegjshëm dhe transparent të buxhetit.

“Ky suficit nuk është rezultat i manipulimit të të dhënave, por i planifikimit real dhe të saktë të shpenzimeve. Suficiti nuk është rastësi – është rezultat i punës dhe përgjegjësisë”, ka shkruar Spajiq.

SHARE