Foto: AA
Seanca e Parlamentit të Serbisë u ndërpre pasi përfaqësuesit e opozitës hodhën bomba tymuese dhe ndezën pishtarë pas hyrjes së ministrave të Qeverisë ndërsa pati edhe një konfrontim fizik, raporton Anadolu.
Deputetët e opozitës thanë se “Qeveria ka rënë” dhe se kryetarja e Parlamentit Ana Bërnabiq “po përpiqet të fusë në sallë ministrat e Qeverisë e cila ka rënë”.
Ata kanë propozuar që sot në rend dite të jetë vetëm një pikë për ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë.
Bërnabiq tha se seanca e Parlamentit do të vazhdojë, sepse “Parlamenti duhet të bëjë punën për të cilën është përgjegjës”.
Seanca e parë e Parlamentit të Serbisë filloi sot, pas një pauze tre mujore, me propozim për rendin e ditës prej 62 pikash dhe në fund, siç tha më herët Bërnabiq, deputetët do të konstatonin dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviq, të cilën ai e dha më 28 janar.