Sekretarja e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale e Komunës së Tuzit, Marina Ujkaj bashkë me Drejtoreshën e Organizatës Turistike të Tuzit, Leonora Dedivanoviq, pritën sot në takim, këngëtaren dhe prezantuesen e mirënjohur nga Tirana, Orinda Huten si dhe drejtoreshën e Unionit të Bashkive dhe Komunave shqiptare në Rajon, Andriola Kambon. Ato kanë vizituar sot Tuzin, për projektin e radhës të Unionit të Bashkive dhe Komunave shqiptare në Rajon – “ Unioni i Bashkive mik i zonjave krijuese dhe guximtare”, i cili ka për qëllim që nëpërmjet promovimit të bizneseve lokale në bashkitë dhe komunat që janë anëtare të UBSHR-së, të paraqitet edhe historia dhe roli i gruas në shoqërinë shqiptare. Nga Komuna e Tuzit theksojnë se çdo herë do të mirëpresin projekte të tilla, të cilat promovojnë kulturën, traditën dhe historinë e vendit.