DALIN REZULTATET PËRFUNDIMTARE TË ZGJEDHJEVE NË KOSOVË/ LVV MERR 58 MANDATE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të enjten shpalli rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka shënuar fitore bindëse, duke siguruar 58 ulëse në legjislaturën e re. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se pavarësisht kohës së shkurtër për organizimin e zgjedhjeve, përkatësisht për më pak se 40 ditë, zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas saj ishin zgjedhjet e organizuara “më së miri” në historinë e zgjedhjeve të Kosovës. Sipas rezultatit përfundimtar, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse në kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës, 15 dhe Aleanca për Ardhmërin e Kosovës do të ketë tetë deputetë. Ndërkaq nga komunitetet, Lista Serbe ka fituar dhjetë ulëse. Nga dy ulëse në Kuvendin e ri të Kosovës kanë fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe Iniciativa Rome. Ndërkaq, nga një ulëse kanë fituar Koalicioni Vakat, Komuniteti i Bashkuar Adrijana Hoxhiq, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Inciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe Partia e Ashkalinjëve për Integrim.

SHARE