26.3 MIJË QYTETARË JANË TË INTERESUAR PËR VAKSINIM

Në Malin e Zi, më shumë se 26.3 mijë qytetarë, përmes faqes covidodgovor.me, kanë shprehur interes për vaksinimin kundër Covid-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për Shëndetin Dixhital, Aleksandar Sekulliq, tha për agjencinë MINA se nuk ka vaksina të mjaftueshme në Malin e Zi tani që të gjithë të interesuarit të ftohen dhe të përcaktohet vendi dhe koha e saktë e imunizimit. Ai tha se në dy deri në tre muaj, i gjithë procesi i imunizimit duhet të përfundojë.

SHARE