Foto: Shutterstock
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) u ka bërë thirrje qytetarëve që më së voni deri më 30 mars të ndërrojnë kartat e vjetra të identitetit.
MPB rikujtoi se më 30 mars 2020 kanë filluar lëshimin e gjeneratës së tretë të dokumenteve, në përputhje me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kartë identiteti.
“Në përputhje me ndryshimet e lartpërmendura, kartat e identitetit të lëshuara para kësaj date do të jenë të vlefshme deri në datën e skadencës së tyre dhe jo më vonë se data 30 mars i këtij viti”, thuhet në njoftim.
Ata shtuan se kartat e identitetit të gjeneratës së tretë janë dokumente publike elektronike, përparësi e të cilave është ndër të tjera reduktimi i mundësisë së keqpërdorimit dhe falsifikimit të mundshëm të dokumentit.
“Duke përdorur certifikatat (për identifikimin elektronik dhe për nënshkrimin digjital të kualifikuar) që përmban letërnjoftimi elektronik, qytetarët do të kenë mundësi të kryejnë një numër të madh detyrimesh administrative pa shkuar në sportelet e njësive/degëve rajonale”, tha Ministria e Punëve të Brendshme.
Siç thanë ata, gjatë procedurës për lëshimin e kartës së identitetit të re, identike me atë të mëparshme, qytetarit i jepet një zarf sigurie me udhëzim për përdorim, kod fillestar dhe kode unike PIN dhe PUK.
Këto kode, shtohet, janë edhe të dhënat e aksesit për aktivizimin e kartës së re të identitetit, ndaj është e nevojshme të ruhet përmbajtja e zarfit të marrë.
“Aktivizimi i certifikatave që përmban karta e identitetit elektronike bëhet duke përdorur lexuesin e kartave të „mënçura“. Është një pajisje elektronike që lidhet me kompjuterin, nëse nuk ka lexues të integruar, në të cilën duhet të vendoset karta e identitetit elektronike”, thuhet në njoftimin e MPB-së.