Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Deputetët në Parlamentin e Malit të Zi kanë përfunduar diskutimin për ndryshimet në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, i cili duhet të krijojë një kusht ligjor për rritjen e pensioneve modeste.
Në fjalën e saj hyrëse, sekretarja Shtetërore e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Kujdesit Familjar dhe Demografisë Mersida Aliqeviq tha se ndryshimet e propozuara synojnë të rrisin sigurimet shoqërore për pensionistët dhe të sigurojnë një jetë dinjitoze për përfituesit që mbështeten në pensionet proporcionale.
“Me ndryshimet në ligj propozohet vendosja e një mase që do të mundësonte pagesën e diferencës për përfituesit e pensioneve proporcionale deri në pensionin më të ulët, shuma e kombinuar e pensionit proporcional dhe pensioneve të marra sipas marrëveshjes ndërkombëtare arrin deri në 450 euro,“ tha Aliqeviq.
Deputetja e Lëvizjes „Evropa Tani“ Jellenka Andriq tha se mos miratimi i këtij ligji do të thotë që pensionistët në këmbim të mos marrin rritjen e premtuar të pensionit minimal në 450 euro dhe se kjo lëvizje siguron një masë drejtësie për pjesën më të cenueshme të popullatës.
“Kjo masë do të prekë 2.500 persona në vendin tonë dhe kjo masë tregon shqetësim për njerëzit që ishin në prag të ekzistencës”, tha Andriq.
Nënkryetari i Kuvendit Mirsad Nurkoviq (PB) tha se sot do të zgjidhet një çështje e rëndësishme për këtë kategori pensionistësh dhe kemi një tekst ligjor që duhet të balancojë të ardhurat minimale të pensionistëve.
Në seancën plenare sot nuk ishin prezent deputetë të opozitës.
Kryeparlamentari Andrija Mandiq dje në kolegjiumin e tij vendosi masën e pezullimit për disa deputetë të opozitës për 15 ditët e ardhshme, për shkak të pëngimit të fundit të mbajtjes së një seance të dhomës legjislative në të cilën do të merreshin vendimet për thesarin e shtetit për këtë vit.