Në redaksinë e TV Boin ka mbërritur një marrëveshje bashkëpunimi e nënshkruar nga shoqatat “Malësia e Madhe” – NY, “Malësia” -Kaliforni dhe “Jehona e Malësisë” – Michigan të cilën mund ta lexoni mëposhtë në tërësi:
Duke ditur rëndësinë e bashkimit, unitetit, mirëqenies, përparimit dhe zhvillimit të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe ndihmës dhe mbështetjes së githanshme për vendlindjen tonë, shoqatat “Malësia e Madhe NY”, “Malësia në Kaliforni” dhe “Jehona e Malësis딑 kanë vendosur që aktivitetet e tyre të ardhshme t’i organizojnë si në vijim, duke nënshkruar:
MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
I Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, shoqatat “Malësia e Madhe NY”. “Malësia në Kaliforni” dhe “Jehona e Malësisë” marrin përsipër që në periudhën e ardhshme të punojnë së bashku, në unitet dhe njëzëri për të përmbushur qëllimet adhetare dhe për të realizuar aktivitetet që synojnë prosperitetin e kombit shqiptar.
II Marrëveshja parashikon 10 fusha kryesore rreth të cilave shoqatat do të bashkëveprojnë.
- Promovimi i idealit të bashkimit kombetar;
- Mirëqenia sociale, ekonomike dhe kulturore e komunitetit shqiptar në SHBA;
- Zhvillimi dhe avancimi i vendlindjes sonë përmes mbështetjes, bashkëpunimit dhe ndihmës për vëllezërit dhe motrat tona;
- Mbështetje e pakushtëzuar për të gjitha iniciativat e shëndosha politike dhe shoqërore në vendlindje, mbështetje për unitetin politik dhe shoqëror të shqiptarëve, me qëllim që shqiptarët të jenë Zot shtëpie në vend të vetë;
- Organizimi i aktiviteteve dhe eventeve të përbashkëta me qëllim ruajtjen dhe kultivimin e vlerave, traditave dhe kulturës shqiptare;
- Organizimi dhe nxitja e aktiviteteve të përbashkëta për promovimin e vetëdijes kombëtare të rinisë sonë shembullore dhe atdhetare;
- Organizimi dhe përgatitja e mbrëmjeve dhe nismave të përbashkëta donatore për të ndihmuar dhe mbështetur nevojat e vendlindjes dhe atdheut tonë, duke filluar nga iniciativat ekonomike, projektet ndërtimore e deri te mbështetja e studentëve dhe personave me nevoja të veçanta;
- Thellimi i partneriteteve dhe lidhjeve të ndërsjella me adresat më të larta në Uashington me qëllim të promovimit të kombit shgiptar në mbarë botën, si dhe mbështetja për politikanët shqiptarë në SHBA,
- Vendosja e marrëdhënieve dhe lidhjeve të drejtpërdrejta vëllazërore me dy shtetet shqiptare, Shqipërine dhe Kosovën;
- Fuqizimi i aktiviteteve dhe aksioneve të përbashkëta për promovimin e gjuhës, flamurit, shkrimit, identitetit dhe pasurive kombëtare shqiptare, si në komunitetin shqiptar në SHBA ashtu edhe në vendlindie, drejt realizimit të idealit të bashkimit kombëtar.
III Shoqatat e unifikuara do të miratojnë dhe planifikojnë njëzëri edhe synime të tjera kombëtare duke pasur parasysh domosdoshmërinë e fuqizimit, faktorizimit dhe mirëqenies së popullit shqiptar.
IV Shoqatat e unifikuara do të bashkëmenaxhojnë projekte dhe aktivitete në drejtim të progresit dhe zhvillimit të komunitetit shqiptar në SHBA dhe vendlindjes sonë.
V Shoqatat do të aspirojnë njëzëri të bashkëpunojnë me të giitha shoqatat e tjera atdhetare që ekzistojnë në SHBA, me synim të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit në interes kombëtar.
California, New York, Michigan, 2 shkurt 2025
z. Senad Lulanaj
Shoqata „Malësia e Madhe NY“
z. Sherif – Sheki Krniq
Shoqata „Malësia në Kaliforni“
z. Agron Dedivanaj
Shoqata „Jehona e Malësisë“