Foto: Shutterstock
Alternativa e Malit të Zi u bëri thirrje qytetarëve që të premten dhe të shtunën të mos blejnë asgjë në megamarkete.
“Të premten dhe të shtunën bojkot i përgjithshëm i megamarketeve. Nëse duhet të merrni ushqime bazë, blini ato në tregje të vogla lokale. Të mbështesim ata që janë me ne, jo ata që na grabisin”, thuhet në llogarinë e Alternativës së Malit të Zi në Facebook.
Ata deklaruan se çmimet në megamarketet në Mal të Zi po rriten shumë dhe se rritja e pagave nuk po ndjehet.
“Çdo ditë jemi dëshmitarë të rritjeve të paprecedentë të çmimeve të produkteve bazë, ndërkohë që pronarët e zinxhirëve të mëdhenj grumbullojnë fitime në kurriz të popullit. Tani është koha për të thënë – mjaft. Ky është zëri i popullit. Nëse nuk e ndalim tani këtë pafytyrësi, nesër do të paguajmë flori për bukë. Mali i Zi po ngrihet kundër lakmisë. Unanim, të bashkuar, këmbëngulës”, thekson Alternativa e Malit të Zi.
Bojkoti i supermarketeve dhe dyqaneve u mbajt të premten e kaluar, po ashtu me thirrjen e Alternativës së Malit të Zi, në të gjithë vendin dhe sipas tyre, pati sukses.
Sipas të dhënave të Administratës Tatimore për shkak të bojkotit të dyqaneve atë ditë, pesë rrjetet më të mëdha të shitjes me pakicë shënuan një rënie prej 56.14 për qind të xhiros, krahasuar me periudhën, 24 janar.
Aksione të ngjashme u mbajtën edhe në vendet fqinje.