Nuk duhet të vendosim pasqyrë në këtë pjesë të banesës: Një gabim që e bëjnë shumica

Pasqyrat sjellin dritë në shtëpi dhe “zgjerojnë” hapësirën

Nuk është çudi që shumica prej nesh pëlqejnë të kenë sa më shumë sosh në apartament.

Megjithatë, sipas konceptit feng shui të rregullimit të hapësirës, ai ka kuptimin, qëllimin dhe fuqinë, ndaj ka një rëndësi të madhe ku vendosim çdo detaj në shtëpi, posaçërisht pasqyrën, transmeton Telegrafi.

Duket mjaft praktike të kesh një pasqyrë në dhomën e gjumit, megjithatë, sipas shkathtësisë Feng Shui, kjo nuk është aspak e mirë, veçanërisht nëse pasqyra është e kthyer përballë shtratit.

Kjo interpretohet si ftesë dhe ndërhyrje me persona të tjerë në bashkësinë martesore dhe sjell mundësinë e tradhtisë bashkëshortore.

Ekspertët e kësaj fushe paralajmërojnë gjithashtu se pasqyrat në dhomën e gjumit sjellin energji të keqe dhe mund të jenë fajtorë për gjumin e keq dhe të shqetësuar.

Pasqyrat inkurajojnë aktivitetin dhe dhoma e gjumit është vendi ku duam paqe dhe mbledhim energji për aktivitetet që na presin gjatë ditës.

/Telegrafi/

SHARE