TËRMETI NË JAPONI, RRITET BILANCI I VIKTIMAVE

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Japoni po garojnë me kohën në kërkim për të gjetur të mbijetuar nga tërmeti i Vitit të Ri.

Të paktën 77 njerëz kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 7.6 që  goditi gadishullin e Noto të hënën në orën 16:10.

Shumë banorë mendohet se janë të bllokuar nën shtëpitë e tyre të shembura kryesisht në qytetet Suzu dhe Wajima.

Pas 72 orësh, shanset për të gjetur të mbijetuar po zvogëlohen. Kryeministri Fumio Kishida ka bërë të ditur se 150 njerëz janë shpëtuar deri më tani dhe përpjekjet e për të shpëtuar sa më shumë të jetë e mundur do të vijojnë.

Nga tërmeti i së hënës u plagosën të paktën 330 njerëz ndërsa, shumë se 30,000 të tjerë në zonat e prekura nga tërmeti janë ende në strehimore.

Në disa qytete nuk ka ende ujë, energji elektrike dhe lidhje interneti.

Japonia është një nga vendet më aktive sizmike në botë dhe aktiviteti është rritur rreth Notos që nga fundi i vitit 2020.

Ka pasur më shumë se 500 tërmete të vogla këtu gjatë tre viteve të fundit.

SHARE