Futja e Sistemit Evropian të Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) është shtyrë disa herë dhe sipas informacioneve nga takimi i Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian (BE), të mbajtur në tetor të këtij viti, fillimi i funksionalizimit të ETIAS pritet në vitin 2025.
Kështu ka bërë të ditur për Portalin e RTMZ Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Malit të Zi.
“ETIAS (Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit) është planifikuar si një sistem online që do të lejojë qytetarët e vendeve jo anëtare të BE-së të udhëtojnë në zonën Shengen pa vizë, me regjistrim paraprak online. Është bërë e ditur si pjesë e përpjekjeve të Bashkimit Evropian për përmirësimin e sigurisë kufitare dhe lehtësimin e udhëtimit të qytetarëve të vendeve jashtë BE-së”, kujton MPJ.
Në takimin e sipërpërmendur, u njoftua se BE-ja ka krijuar një sërë sistemesh informacioni për të mbështetur autoritetet gjyqësore, policore dhe kufitare.