Truku për pastrimin e fritezës: Do të shkëlqejë si e re me vetëm katër përbërës

Pakkush e konsideron pastrimin si një aktivitet të preferuar, aq më parë pastrimin e aparateve të kuzhinës të cilat janë të paqasshme dhe në të cilat qëndrojnë yndyrat dhe njollat

Një aparat i tillë i kuzhinës është edhe friteza.

Për përgatitjen e ushqimeve në fritezë zakonisht përdoret një sasi goxha e madhe vaji, gjë që mund t’ju bëjë të mendoni që pastrimi i fritezës është një ankth.

Megjithatë, amvisat me përvojë kanë gjetur një truk ideal me të cilin friteza pastrohet lehtë. Kur bëhet fjalë për pastrimin, siguria është gjithmonë e para, transmeton Telegrafi.

Është thelbësore që të ndërmerrni hapat e mëposhtëm:

– shkëputeni fritezën nga furnizimi me energji elektrike
– kontrolloni nëse vaji është plotësisht i ftohtë
– mbështillni kabllot elektrike me një leckë ose peshqir letre

Tani që keni marrë të gjitha masat paraprake të sigurisë, është koha për të pastruar. Hidheni vajin në tigan ose nëse është i ndotur – hidheni larg, pastaj hiqni rrjetën.

Në një shishe me spërkatës qitni: një filxhan uthull alkoolike, gjysmë filxhani ujë dhe dy lugë detergjent të lëngshëm për larje të enëve.

Në rrjetën dhe pjesën e brendshme të fritezës hidhni shumë sodë buke, pastaj spërkateni me mjetin shtëpiak të cilin e keni përgatitur. Hidhni ujë të nxehtë mbi gjithçka dhe lëreni të qëndrojnë për 30 minuta.

Pas kësaj derdhni ujin nga friteza, më pas fërkoni pjesën e brendshme me një sfungjer dhe pastroni rrjetën me tel. Lani gjithçka me një sfungjer të pastër dhe ujë të vakët.

Rezultati do t’ju kënaqë, dhe friteza është menjëherë gati për përdorim. /Telegrafi/

SHARE