Shtrojën e banjës nuk ka nevojë ta hidhni, por duhet ta lani rregullisht

Edhe pse mund të mos e dinit këtë, tapeti ose shtroja tjetër që mbani pranë tualetit për rehati ose thjesht për përshtypje vizuale të hapësirës është në fakt një vatër bakteresh

Nëse në orët e vona të natës shkoni në tualet, qilimi i butë i cili qëndron para guacës së WC-së është miku më i mirë i shputave tuaja.

Ju ofron rehatinë dhe ngrohtësinë e nevojshme, mirëpo hulumtimet kanë treguar që në fakt mund të jetë një vatër për koloni bakteresh, transmeton Telegrafi.

Efekti i teshtitjes

Në një studim të kryer nga mikrobiologu amerikan Charles Gerba, shkencëtarët përcaktuan se i ashtuquajturi ‘efekti i teshtitjes’ ndodh kur derdhet uji në tualet, raporton TipsAndTricks.

Shpëlarja e tualetit krijon një re me pika të vogla. Në fakt është një re bakteresh të padukshme që jetojnë brenda tualetit dhe kanë ardhur atje nga feçet dhe urina. Kjo re më pas ngrihet nga tualeti dhe zbret në zonën rreth saj, pra në dysheme. Bakteret përhapen në zonat përreth tualetit, duke përfshirë qilimin mbi të cilin qëndroni me këmbë zbathur.

Duhet ta hidhni?

Shkencëtarët thonë se tapeti nuk ka nevojë të hidhet, sepse pavarësisht se ai mbledh shumë baktere, nuk do t’ju bëjë të sëmureni.

Domethënë, bëhet fjalë për baktere që jo aq lehtë do të gjejnë rrugën drejt duarve, e më pas as te goja apo aparati tretës, ku mund të shkaktojnë probleme, ndryshe nga bakteret që gjenden në dorezat e dyerve apo peshqirët e duarve. Prandaj, rreziku për t’u sëmurë nga qilimi pranë tualetit është shumë i vogël

Megjithatë, do të ishte mirë që qilimi të lahet rregullisht në mënyrë që të reduktohet më tej rreziku i infeksionit të mundshëm.

Ekspertët thonë se mjafton që tapeti ose shtroja të lahet një herë në javë dhe një zgjidhje tjetër është mbyllja e kapakut të tualetit para se ta shpëlani. Kjo do t’i mbajë bakteret brenda guaskës dhe do t’i pengojë ata të gjejnë rrugën e tyre për në tapetin e butë dhe të rehatshëm të banjës. /Telegrafi/

SHARE