Sallatë me mollë, proshutë dhe kastraveca turshi

Është një recetë e shpejtë dhe për të gjithë ata që nuk janë fans shumë të sallatës ruse si unë, kjo sallatë e zëvëndëson më së miri mbase edhe më mirë akoma.

Përbërësit: 700 g proshutë e p prerë në feta, 10 kastraveca turshi mesatare, 4 kokrra të mëdha mollë të kuqe që vijnë majoshe dhe 500 ml majonezë.

Përgatitja: ⠀ Në një tas të madhë hedhim proshutën të prerë kubik, kastravecat turshi të prerë kubik, dhe mollët të qeruar nga lëkura gjithashtu të prerë kubik, I përziejmë mirë dhe më pas shtojmë majonezën. Nëse e shikoni që do edhe më pak majonezë ja shtoni extra. Tasi mbyllet me kapak dhe ruhet në frigoriferë gjatë këtyre ditëve të konsumimit. Për zbukurime mund të përdorni gogozhare të kuqe, kastraveca turshi, vezë zë ziera sipas preferencës! Ju bëftë mirë!

SHARE