Përbërësit: 200 g spinaq, 1 vezë, 100 g djathë i grirë, 100 gr galetë (thërrime buke), 100 g djathë që shkrin (Emental ose Gouda), kripë dhe piper.
Përgatitja: Përvëlojmë spinaqin pasi e kemi larë dhe e copëtojmë Një një tas shtojmë spinaqin, djathin e grirë, vezën, thërrimet e bukës, kripë dhe piper. E punojmë masën sa të krijohet një tip brumi Djathin që shkrin e presim në kubikë të vegjël. Formojmë topthat dhe në mes vendosim nga një kubik djathi Topthat i kalojmë në galetë dhe më pas i skuqim ose pjekim. JU BËFTË MIRË!
Shënim: Mund të shtoni hudhër për më tepër shije.