Përse nuk bën ta përdorni zbutësin kur i lani peshqirët

Nëse dëshironi që peshqirët të jenë të butë, duhet patjetër të mos e bëni këtë gabim të zakonshëm.

Ekspertët thonë që shumica nesh rregullisht dhe krejt gabimisht lajnë peshqirët e tyre për ç’shkak ata janë të vrazhdë dhe na gërvishtin lëkurën.

Nëse dëshironi peshqirë të butë, ndiqni këshillat në vijim:

Mos e vlerësoni sasinë e detergjentit

Shumica nesh përafërsisht përdorim detergjent, mirëpo nëse e teprojmë – do të pengojë që peshqirët të lahen ashtu siç duhet. Për këtë shkak do të jenë të vrazhdë.

Nëse dëshironi të dini saktësisht sa detergjent ju duhet, shikoni instruksionet në kutinë e detergjentit, transmeton Telegrafi.

Përdorni ujë të ftohtë

Ndoshta përdorni të njëjtat gradë nxehtësie edhe për peshqirët edhe për rrobat, por kjo nuk është përherë zgjedhje e mirë. Peshqirët duhet t’i lani në ujë të ftohtë në rrobalarëse.

Uji i ftohtë pengon rrudhjen e tegelave (skajeve) të peshqirit, ngjyrat zverdhen më ngadalë dhe më lehtë pastrohen njollat.

Shmangni zbutësin

Edhe pse mendoni që zbutësi do të ndihmojë, ai në të vërtetë mund të dëmtojë fijet e peshqirit.

Më së miri është që bashkë me peshqirët në makinë të fusni topin e tenisit i cili do të “irritojë” fijet e peshqirit dhe tegelat (skajet) nuk do të rrudhen. /Telegrafi/

SHARE