GJELOSHAJ: PERSPEKTIVA EVROPIANE PËR MALIN E ZI ËSHTË RIHAPUR

Kreu i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka komentuar negociatat e dështuara të sotme të mazhorancës parlamentare për formimin e qeverisë së re dhe vlerësoi se kjo hapi një perspektivë evropiane për Malin e Zi. „Fillim i mbarë i Vitit të Ri, lajme të mira nga Kuvendi. Nuk do të ketë qeveri antievropiane dhe antiamerikane! Perspektiva evropiane për Malin e Zi është hapur sërish,“ shkruan Gjeloshaj në Facebook. Siç theksoi ai, tani duhet të veprohet me zgjuarsi dhe përgjegjësi – fillimisht zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe më pas marrëveshja për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. „Fitorja e radhës e Malit të Zi europian do të jetë zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe jam i sigurt se në Kuvendin e Malit të Zi do të ketë mjaft deputetë pro-evropianë për këtë hap,“ ka theksuar kreu i Alternativës Shqiptare në një postim në Facebook.

SHARE