KRIVOKAPIQ: NË SHUMICËN E MINISTRIVE, DEPARTAMENTI PËR LUFTËN KUNDËR KRIMIT

Shumica e ministrive në Qeverinë e Malit të Zi do të kenë një departament të veçantë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, njoftoi Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, duke deklaruar se qeveria po bën gjithçka për të gjetur mënyrën më të mirë për të luftuar këto fenomene. Në një intervistë për agjencinë MINA, Krivokapiq tha se Mali i Zi është një vend i vogël, ku të gjithë i njohin njëri-tjetrin dhe se në një situatë të tillë, duhet gjetur modeli më i mirë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai beson se, nëse Mali i Zi do të jetë një shtet i organizuar, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të shpallet, e cila nuk është aspak e thjeshtë. Krivokapiq shpjegoi se Qeveria, duke formuar departamente të posaçme në ministri, dëshiron të marrë dokumente të rëndësishme që më vonë do t’i dërgohen Këshillit Kombëtar për Luftën kundër Korrupsionit.

SHARE