ÇMIMET E DERIVATEVE MBETEN TË PANDRYSHUARA

Në dy javët e ardhshme, çmimet e derivateve në Malin e Zi do të mbeten të pandryshuara, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Që nga nesër, 5 janar, çmimet e BMB 98 do të jenë 1.18 euro, BMB 95 1.14 euro, Eurodiesel 1.03 euro dhe vaji ngrohës 1.02 euro. “Sipas dispozitave të Dekretit për mënyrën e formimit të çmimeve maksimale të lejuara me pakicë të produkteve të naftës, llogaritja tjetër do të bëhet në 18 Janar, dhe çdo çmim i ndryshuar i produkteve të naftës do të jetë i vlefshëm nga 19 Janar 2021”, thuhet në deklaratë.

SHARE