GJELAJ NË DITËN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA: ÇDO QYTETAR MERITON RESPEKT DHE MUNDËSI TË BARABARTA

Foto: Facebook

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, përcolli mesazhin e tij duke theksuar se çdo qytetar meriton respekt, mbështetje dhe mundësi të barabarta, pavarësisht sfidave me të cilat përballet.

Ai u bëri thirrje institucioneve dhe komunitetit që të punojnë së bashku për ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë për të gjithë.

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, e shënuar më 3 dhjetor, synon të rrisë ndërgjegjësimin për të drejtat, dinjitetin dhe mirëqenien e kësaj kategorie, si dhe të nxisë shoqëritë në mbarë botën të eliminojnë barrierat që pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë në jetën publike dhe profesionale.

SHARE