Foto: Millojko Spajiq, platforma X / Milojko Spajiq, društvena mreža X
Mandati i ri i Komisionit Evropian – është koha për zgjerimin e BE-së dhe Malit të Zi në familjen evropiane, është mesazhi i përbashkët i bisedës telefonike mes kryeministrit të Malit të Zi Millojko Spajiq dhe Komisioneres Evropiane për Zgjerim Marta Kos.
“Jam i bindur se ky mandat i Komisionit Evropian (KE) do të mbahet mend për faktin se zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE) do të bëhet realitet”, ka thënë Spajiq në rrjetin social X.
Ai ka thënë se ka pasur një bisedë të përzemërt me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila, siç theksoi, ka mbetur e impresionuar nga rezultatet e Malit të Zi në rrugën evropiane.
“Komisionerja është optimiste se do t’i mbyllim kapitujt me dinamikën e planifikuar. Jam i bindur se ky mandat i KE-së do të mbahet mend për realizimin e zgjerimit të BE-së. Mali i Zi është i përkushtuar për të bërë pjesën e tij me ambicien për t’u bërë anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028”, ka shkruar Spajiq.
Kryeministri e ftoi komisioneren Kos të vizitojë Malin e Zi pas Konferencës Ndërqeveritare të BE-së dhe Malit të Zi, e cila pritet të mbahet në fund të dhjetorit 2024.