PAVLLIÇIQ MORI POSTIN E KRYETARES TË GJYKATËS SUPREME

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Pasi bëri betimin para Këshillit Gjyqësor të Malit të Zi, Valentina Pavlliçiq mori detyrën e kryetares së Gjykatës Supreme të Malit të Zi.

Të rikujtojmë se Pavlliçiq u zgjodh nga Këshilli Gjyqësor me votat e të shtatë anëtarëve të pranishëm, pasi seanca e Përgjithshme e Gjykatës së Lartë, më 19 nëntor, e propozoi atë për kandidate për kryetare.

Pavlliçiq tha se gjendja në gjyqësor nuk është e mirë dhe se analizat tregojnë se sistemi gjyqësor malazez nuk është në gjendje të përballojë fluksin e lëndëve.

Ajo theksoi se ata që sulmojnë pa bazë gjyqtarët dhe gjykatat duhet të jenë të vetëdijshëm se po minojnë shtetin.

Lidhur me punën e Departamentit të Posaçëm të Gjykatës së Lartë, ajo tha se çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të gjykohen si më parë dhe se çdo gjyqtar i këtij departamenti duhet të ketë një program pune, si dhe në çfarë mënyre do të përfundojë rastet.

SHARE