MË 13 DHJETOR DO TË MBAHET SEANCA E KUVENDIT TË MALIT TË ZI, NË REND TË DITËS BUXHETI, NISMA PËR SHKARKIMIN E QEVERISË

Në seancën që fillon më 13 dhjetor, deputetët e Malit të Zi do të kenë 65 pika në rend dite, është vendosur në seancën e Kolegjiumit të Kryetarit të Kuvendit. Pjesa më e madhe e pikave do të lidhen me buxhetin, ndër të tjera do të diskutohet edhe nisma e opozitës për shkarkimin e Qeverisë.Deputetët do të vendosin për të gjitha çështjet në fund të muajit, bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Alleksa Beçiq. “Besoj se rezultati do të jetë një lajm i mirë për qytetarët e Malit të Zi në prag të festave të Vitit të Ri. Ka një sërë projekt-ligjesh që janë në interes të të gjithë qytetarëve, që janë mbi politikën dhe partitë dhe që duhet të ofrojnë një pozitë më të mirë dhe kohë të lumtura pas festave të Vitit të Ri”, tha Beçiq. Ai gjithashtu beson se këto ligje do të kenë mbështetje në Kuvend. “Unë besoj se do të kemi një marrëveshje të konsiderueshme për këto çështje që do të thotë jetë”, ka theksuar Beçiq.

SHARE